Dy pacientë kosovarë të prekur me kancer e mposhtin koronavirusin

15:53 | 26 Maj 2020
V. S.

Në Kosovë numri i personave që janë infektuar me Covid-19 ka arritur në 1038. Nga këta pacientë 791 janë shëruar si dhe 30 për fat të keq kanë ndërruar jetë. Mirëpo, në numrin e personave të prekur nga Covid 19 ka edhe pacientë që kanë smundje tjera shoqëruese. Në mesin e tyre edhe pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet malinje. Dy kosovarë që vuajnë nga kanceri janë prekur me Covid 19. Të njëjtit e kanë kaluar Covid-19 si një grip të zakonshëm.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi në një lidhje direkte për Gazetën Express ka dhënë detaje rreth shendjes shëndetësore të këtyre dy personave.

“Ne për këto 10 javë të pandemisë i kemi kry diku mbi 40 mijë shërbime. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi punuar. Deri tahs ne kemi pas raste të personave që kanë pasur kancer e që janë prekur nga Covid-19. Njëri rast ka qenë tek një person me kancer të mushkërive e tjetri rast tek një pacient që ka pasur kancer të prostatës. Që të dy në stadin e 4 të sëmundjes. Të dy këta janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kanë kalu këtë virus si një grip të zakonshëm”, tha Kurtishi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme