Google ADS

Abbott: Cilido qoftë vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet

15:35 | 26 Maj 2020
Arbresh.info

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka kërkuar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit.

Diplomati britanik thotë se kjo është një javë e rëndësishme për Kosovën, cilido qoftë vendimi, transmeton portali arbresh.info.

Ky është shkrimi i tij:

“Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovën. Ne presim të dëgjojmë nga Gjykata Kushtetuese për hapat e ardhshëm në procesin politik pas votimit të mosbesimit në Kuvend. Është e rëndësishme që vendimi i tyre të respektohet nga të gjithë.

“Cilido qoftë vendimi, ai do të çojë në ndryshime, që mund të jenë në zgjedhje të reja ose në një qeveri të re. Disa njerëz do të jenë të kënaqur, të tjerët do të zhgënjehen, disa mund të jenë të ngazëllyer, të tjerët mund të jenë të zemëruar.

“Sido që të jetë reagimi, është në interesin më të mirë të Kosovës, si një demokraci e re parlamentare, që një ndryshim i tillë të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qetë, pa retorikë politike të ekzagjeruar dhe pa kërcënim dhune.

“Të gjithë liderët politikë, në institucionet shtetërore ose partitë politike, duhet të veprojnë për të siguruar që stabiliteti dhe siguria politike e Kosovës, si dhe qëndrimi i saj ndërkombëtar, nuk janë minuar”.

Kujtojmë se masa e përkohshme ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi vlen deri më 29 maj, andaj pritet që para kësaj date të merret një vendim nga Kushtetuesja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme