Google ADS

Sulm me bombë në Jemen, pesë të vdekur

15:13 | 26 Maj 2020
Arbresh.info

Së paku pesë persona humbën jetën gjatë shpërthimit të një bombe, e cila ishte montuar në rrugë më herët në provincën Hadhramaut, në lindje të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë shpërthimit humbi jetën koloneli Salih Ali Jabir, kreu i drejtorisë së sigurisë të qytetit Shibam, dhe katër persona të tjerë, njoftojnë media lokale.

Mohamed Gezan, nënsekretari i Ministrisë së Informacionit të Jemenit, konfirmoi incidentin në Twitter, por nuk ndau detaje.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme