Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se me qellim të sigurimit të mirëqenies fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, menyja e ushqimore e përpilohet nga ekspertët e ushqimit.
Me këtë Meny, të burgosurve iu sigurohet ushqim i cili plotëson të gjitha nevojat, si për nga sasia e mjaftueshme ashtu edhe për nga cilësia. Ushqimi përmban të gjitha kaloritë e nevojshme konform rregullave të të ushqyerit dhe u servohet të burgosurve në tri shujta ditore, mëngjes, drekë dhe darkë.
Përveç kësaj, në raste kur të burgosurit kanë ndonjë specifikë shëndetësore ose kërkesë, me rekomandim të mjekut të Qendrës, përmes kuzhinave tona ua përshtatim edhe ushqimin, si bukë të zezë dhe ushqime të tjera dietale .
Po ashtu, në kantinat tona kemi rreth 142 artikuj ushqimorë të cilët mund të blihen nga të burgosurit dhe janë në dispozicion sipas regjimeve të tyre.
Në kuzhinat e institucioneve korrektuese, me këtë meny ushqehen të gjithë punonjësit e SHKK-së, të uniformuarit dhe stafi civil.
Shërbimi Korrektues i Kosovës në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, primare ka mirëqenien fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, çdo herë duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale, pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin./arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion