Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura.
Konkurset janë hapur si në vijim:
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;
Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore;
Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media;
Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile;
Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...