Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person

10:05 | 26 Maj 2020
Arbresh.info

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm, si pasojë e daljes me makinë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Muriqan të Fushë Krujës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.

Bëhet fjalë për Lul Tolin, nga fshati Derven, i cili ka përfunduar me motor në kanal.

Kjo ka bërë që të pësojë dëmtime të rënda, duke u dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi mjet, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme