Chelsea ka vendosur që ta lejojë mesfushorin Jorginho, të kalojë te Juventus, pas spekulimeve se mund të ribashkohet me Maurizio Sarri-n.
Sipas Calciomercato, italiani shihet si pasuesi i Miralem Pjanic, ndërsa “Blutë” kërkojnë se paku 35 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Jorginho në vitin e parë në Premierë Ligë ka pasur shumë kritika nga tifozët për disa paraqitje, ndërsa agjenti ka konfirmuar një transferim të mundshëm te Juventus.
Thuhet se Sarri është duke shtyrë “Zonjën e Vjetër” për të transferuar Jorginho-n sepse nuk është ndarë i kënaqur me mesfushorët aktual.
Tekniku italian ka punuar me 28-vjeçarin në Napoli dhe te Chelsea./arbresh.info.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...