Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritet të shpallet në ditët në vijim.
Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti para shpalljes së vendimit të Kushtetueses mund të perceptohen si presion, por sipas tij, gjyqtarët e këtij organi nuk do të duhet të bien pre e këtij presioni.
“Mendoj se nuk u nevojiten institucioneve as deklaratat e Presidentit Thaçi dhe as të Kryeministrit në detyrë Kurti sepse të gjitha këto mund të nënkuptohen si një lloj presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese”.
Në emër të Nismës, Shala ka theksuar se ky subjekt politik do ta respektojë çdo vendim të Kushtetueses. Sipas tij, “në qoftë se ka palë që nuk i respektojmë ato, atëherë çfarë shteti jemi”.
“Ky është organi më i lartë shtetëror dhe duhet ta respektojmë, por ne duhet të presim sepse nëse komentojmë atëherë do të shihet si presion. Partitë politike duhet ta pranojnë çdo vendim të Kushtetueses”.
“Unë besoj se edhe VV do ta pranojë çdo vendim të Kushtetueses, por të gjitha këto deklarime janë një lloj presioni”.
“Nëse [VV] nuk e pranon, besoj se bën një gabim të madh Kurti në politikë”.
“Gjyqtarët [e Kushtetueses]] nuk do të duhej të ndikohen nga deklaratat e Kurtit ose Thaçit. Mendoj se edhe kjo thirrje e Kushtetueses për mos-presion është gabim sepse perceptohet si një lloj frike”.
“Ata nuk guxojnë të bien pre e deklaratave të politikanëve. Unë besoj 100 për-qind në vendimin e tyre sepse aty janë 9 gjyqtarë dhe do ta marrin një vendim në përputhje me Kushtetutën”.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...