Viti shkollor do të mbyllet online më 29 maj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, veç maturantëve të cilët janë rikthyer në bankat e shkollës më 18 maj e do vazhdojnë deri në 5 qershor e do t’u nënshtrohen provimeve të maturës nga 8 qershori deri në 18 qershor.
Agjencia e sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar ka përgatitur një udhëzuar për vlerësimin dhe mbylljen e viti shkollor, ku përcakton se nota përfundimtare do të përqendrohet në rezultatet e nxënësve para mbylljes së institucioneve arsimore në 9 mars. Ndërsa mësimi online do të ketë vlerën e një note.
“Pesha në dy tre mujorshat e parë do të ruhet sipas standardeve, pra do të vlerësohen protofoli, testet detyrat përmbledhëse dhe vlerësimi i vazhduar . Ndërkohë për periudhën e mësimit online ne marrim parasysh një vlerësim racional që shkon edhe me kushtet. Më shumë se cilësia ne vlerësojmë angazhimin, kohën dhe dedikimin që nxënësit dhe prindërit pse jo i kanë dedikuar mësimit online”
Sipas drejtorit të agjencisë, Gert Janaqit mësimi në distancë nuk është njësoj me procesin mësimor në klasë, ndaj në kushte pandemie është menduar të mos njihen të gjitha notat e marra gjatë kësaj kohe.
“Nuk mund të konsiderohet një investim i 3 muajve si i hedhur poshtë. Ne kemi ruajtur disa kritere që vlejnë të merren në konsideratë. Një është kriteri i gjithëpërfshirjes. 10 mijë fëmijë nuk kanë pasur qasje edhe për shkaqe ekonomike, sociale. E dyta është faktori psikosocial të ankthit stresit që krijoi vetë pandemia që mund të kenë cenuar cilësinë e pjesëmarrjen e mësimit online”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...