Sot në Itali u regjistruan vetëm 300 raste të reja brenda një dite, numri më i ulët që nga 29 shkurti, shkruan gazeta italiane “La Stampa”.
Numri i viktimave u rrit nga 50 në 92, por dje nuk u llogarit shifra nga Lombardia, që sot shënon vetëm 34 viktima, ndërsa të shtunën regjistroi 56.
Në repartet e pacientëve me COVID-19 u liruan 428 shtretër dhe 12 në njësitë e kujdesit intensiv.
Rastet në Piemonte janë të qëndrueshme, sot 48, dje 43.
Pesë rajone dhe provinca autonome u shpallën pa raste me COVID-19, Bolzano, Umbria, Kalabria, Molize dhe Basilikata.
Një ditë tjetër pa raste të reja me COVID-19 është konstatuar në Tirolin e Jugut.
Autoriteti shëndetësor krahinor raporton mbi bazën e vlerësimit të 502 tamponëve të kryer.
Numri i të viktimave mbetet gjithashtu i pandryshuar në 291, nga të cilët 174 humbën jetën në spitale dhe 117 në shtëpi të moshuarish./atsh/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...