Ministri në largim i Shëndetësisë, Arben Viti, përmes një konference për media ka bërë të ditur masat që do të lehtësohen nga 1 qershori.
Ai, tha se në këto masa do të përfshihen edhe çerdhet dhe shkollat, por jo tërësisht.
“Jemi në diskutime të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit, unë besoj që në qershor jo të gjitha klasat, por një pjesë e klasave, sidomos klasat e nënta dhe të dymbëdhjeta, dhe për çerdhe po ashtu jemi në diskutim, po besojmë dhe shpresojmë që situata epidemiologjike ka me vazhdu me qenë kështu e mirë për të marrë vendim për hapjen e tyre”, tha Vitia.
Ai tha se në momentin e parë që situata është në favor të mirë, qeveria do t’a marr një veprim të mirë.
“Unë do të doja shumë që t’i heqim të gjitha masat dhe të kthehemi në normalitetin që e kemi njohur më herët, por derisa kufizimet po hiqen gradualisht, masat mbrojtëse duhet të forcohen vazhdimisht .Shkollat dhe çerdhet do të hapen, por maskat, distance dhe higjiena duhet të bëhen pjesë e domosdoshme” , u shpreh Vitia./arbresh.info
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person