Google ADS

Basha: Nëse nuk mbështetet biznesi, shkatërrohet ekonomia

16:34 | 25 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u takua me biznese në zonën mes Brryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, i cili tha se “duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit”.

Siç njofton zyra e shtypit e PD-së, gjatë këtij takimi përfaqësuesit e këtyre bizneseve u shprehën se pagesa e dhënë nga qeveria është e pamjaftueshme për të mbyllur shpenzimet e muajit, me taksa më të rritura dhe me fatura më të larta për ujin dhe energjinë.

Një prej tyre u shpreh se “s’kemi marrë as pagë lufte. Kam paguar të gjitha taksat, siguracionet, të gjitha”.

Nga ana e tij, Basha tha se “duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka”.

“Ndaj i thamë “jepu lekë njerëzve që të mos bjerë konsumi, se po ra konsumi e ndjeni ju, po e ndjetë ju do ta përcillni në të gjithë zinxhirin e ekonomisë, do ta ndjejë pastaj edhe arka e shtetit”,- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhe së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet familjeve shqiptare dhe vendit.

“Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t’i ndryshojmë, nuk do t’i lëmë kështu në mëshirë të fatit”- u shpreh Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme