BE: Shtetet anëtare të bashkëpunojnë me Frontex për migrantët

16:23 | 25 Maj 2020
Arbresh.info

Kërkimi dhe shpëtimi në det janë detyrime sipas ligjeve ndërkombëtare, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian, ndërsa u pyet nga gazetarët për situatën e migrantëve në Maltë.

‘’Presim që shtetet anëtare të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke bashkëpunuar me agjencinë Frontex në një frymë solidariteti për të siguruar që kërkimi dhe shpëtimi të vazhdojnë me gjetjen e zgjidhjeve në këtë kontekst’’, shtoi zëdhënësi.

‘’Komisioni është i gatshëm t’i koordinojë këto përpjekjet për zhvendosjen sapo migrantët të mbërrijnë në këto ujëra’’, shtoi ai./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme