Dy pacientët të cilëve iu transplantua veshka janë në gjendje të mirë shëndetësore

15:43 | 25 Maj 2020
V. S.

Dy pacientët të cilëve të shtunën u është kryer transplantim i veshkave nga një donator i vdekur janë në gjendje stabile shëndetësore.. Nga Klinika për urologji informojnë se intensivisht ndiqet vijimi postoperatib dhe funksioni i veshkave të transplantuara, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë transplantuar gruaja e moshës 45 vjeçare nga Shkupi dhe një burrë i moshës 40 vjeçare nga Kumanova, të cilët kanë pasur dobësi kronike të veshkave dhe me vite të tëra kanë qenë në dializë. (koha.mk)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme