Nisin problemet në Premierë Ligë, një lojtar rezulton pozitiv në testin e koronavirusit

14:32 | 25 Maj 2020
Arbresh Info

Skuadra angleze Bournemouth, ka konfirmuar se një ndër lojtarët ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Përmes një njoftimi, Bournemouth ka bërë me dije lojtari është izoluar, mirëpo emri i lojtarit nuk është bërë me dije, transmeton portali arbresh.info.

“AFC Bournemouth konfirmon se një ndër lojtarët ka rezultuar pozitiv në Covid-19, në testimet e dyta të klubit”.

“Emri i lojtarit nuk do bëhet i ditur dhe klubi kërkon që kjo të respektohet. Ai do vet izolohet për shtatë ditë, pastaj do testohet”.

“Duke ndjekur rregullat e Premierë Ligës, stërvitjet do vazhdojnë në fushë të sigurt me lojtarë dhe stafin, të cilët do testohen për Covid-19 për një vit”, shkruhej në njoftim.

Kujtojmë se Premierë Liga pritet të rinisë në mesin e qershorit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme