Ish trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri është i gatshëm për rikthimin në stolin e ndonjë skuadra dhe kërkohet nga PSG.
Tekniku italian u largua nga “Zonja e Vjetër” vitin e kaluar dhe sipas Gazzetta dello Sport, ka qenë duke pritur për mundësinë perfekte, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se ai preferon të mbetet në Seria A shkaku i familjes, por do jetë mjaftë e vështirë të gjejë skuadër të interesuar.
Në mediat e shumta, emri i Allegrit ka qenë i lidhur me Premierë Ligë, me saktësisht te Manchester United, por skuadra angleze nuk mendon ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka kthyer skuadrën në rezultate pozitive.
Sipas La Stampa, ish trajneri i Milani-t shihet si pasuesi i Thomas Tuchel te PSG dhe drejtori sportiv, Leonardo është në kontakte me 52-vjeçarin./arbresh.info.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...