Po behën pothuajse 4 muaj që kur Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sporteve, kishte bërë thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore – artistike për Organizatat Joqeveritare dhe Individ për vitin 2020.
E këtë thirrje publike e kishte bërë me 10 shkurt të këtij viti, shkruan arbresh.info.
Konkretisht, Departamenti i Kulturës, nga kjo ministri, pati ftuar organizatat e regjistruara si OJQ si dhe individët, për programin, i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet, pra “idetë me karakter”.
Po ashtu, MKRS-ja, kishte njoftuar se OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuale, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari, shkruan arbresh.info.
Lidhur me projektet se a kanë arritur finalizimin këtyre projekte nga kjo ministri, Osman Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publikun, në MKRS-ja, për arbresh.info, ka thënë se faza e vlerësimit është bërë dhe se tani më janë në fazën e finalizimit dhe se shumë shpejtë do të dalin rezultatet e fituesve të projekteve.
“Projektet individuale të cilat kanë aplikuar është pritje e fazës nga vlerësimi i komisioneve që janë përbrenda ministrisë, tash është edhe faza përfundimtare e vlerësimit të projekteve të OJQ-ve dhe artistëve, e shumë shpejtë do të dalin rezultatet, pra fituesit e thirrjes publike”, ka thënë Osman D.Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publikun, në MKRS.
Gashi, ka potencuar se arsyeja e vonimit të kësaj çështje është për shkak të rrethanave të krijuar nga pandemia globale, dhe kjo ministri ka punuar me staf të reduktuar me nga një zyrtar në zyre.
“Arsyeja se pse është vonuar kjo çështje, për shkak të situatave të rrethanave, te pandemisë Covid-19, e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, deri te lehtësimi i masave ka punuar me staf të reduktuar, sepse nga një zyrtar ka qenë në zyre, e nuk kemi mundur që të kemi më shumë zyrtar për arsye të masave, të distancës fizike”, ka potencuar Gashi.
Sipas tij, ende nuk ka një datë të përfituesve të projekteve dhe beson që brenda muajit maj dalin rezultatet.
“Nuk kemi një datë ende, sepse janë në proces, e ka aplikime ku shumë kanë aplikuar, e tash secilin prej tyre duhet ta shikojmë e ta vlerësojmë, e kështu që besoj brenda majit, ndoshta këto rezultate shpallen”, ka thënë Osman Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publikun, në MKRS.
Afati për aplikim ishte i hapur 15 ditë punë, që i bije se ka përfunduar më 28 shkurt të këtij viti/E.Ballazhi/arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...