Horoskopi javor për datat 25-31 maj

01:46 | 25 Maj 2020
Trina Galanxhi

Dashi: Marrëveshje me partnerin

I dashur Dash për fat të keq këtë javë planeti Mërkur do t’ju kthej shpinën. Duke filluar nga dita e premte në zyrë ose në familje do të lind një tension ku nuk do të mund të kuptoni të tjerët. Ndërsa përsa i përket lidhjeve sentimentale Venusi që është i favorshëm do të vazhdoj të forcojë lidhjen tuaj sentimentale duke siguruar mirëkuptimin tuaj me partnerin. Ditët më me fat : e mërkur dhe e enjte

Demi: Lajm i mirë

I dashur Dem kjo javë do të sjell një lajm të mirë. Duke filluar nga e premtja mund të mbështeteni në energjinë pozitive të planetit Mërkur i cili është i gatshëm për t’ju dhënë takime dhe mundësi të reja: së bashku me Marsin do t’ju bëj të pabërballueshëm në zyrë. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjten duhet të jeni të kujdesshëm pasi një Hënë e pafavorshme mund të ju çoj në disa gabime.

Binjakët: Fat dhe pasion

I dashur Binjak deri të premten planeti i Mërkurit do të mbetet në shenjën tuaj: shfrytëzoni sa më shumë ndikimin e tij veçanërisht në vendin e punës për të gjetur marrëveshje apo aleat të rinj që mund të jenë të dobishëm për ju në të ardhmen. Venera nga ana tjetër vazhdon të sigurojë fat dhe pasion në jetën tuaj sentimentale. Ditët më me fat: e mërkurë dhe e enjte

Gaforrja: Mirë se erdhe Mërkur

I dashur Gaforre a je i gatshëm të mirëprisni Mërkurin në shenjën tuaj?

Duke filluar nga e premtja ky planet do të futet në shenjën tuaj dhe kjo bën që ju të keni lajme interesante takime dhe mundësi gjatë gjithë javës së ardhshme. Ndërkohë shijoni dy ditët me super fat të hënën dhe të mërkurën kur gjithashtu në shenjën tuaj do të keni një Hënë të bukur. Të gjitha ato që janë në një lidhje do të marrin emocione të papritura.

Luani: Qielli ju buzëqesh

I dashur Luan qielli do t’ju buzëqesh këtë javë. Megjithëse me kundërshtimin e Saturnit do të vini në dyshim në disa aspekte ekzistencën tuaj por mos u shqetësoni pasi planetët Venus dhe Mërkur do të jenë në anën tuaj gjë që t’ju japë forcë dhe siguri si në aspektin sentimental, ashtu edhe në atë profesional.

Virgjëresha: Konflikte për t’u menaxhuar

E dashur Virgjëreshë këtë javë më në fund planeti Mërkur do të ndalojë së ‘dëmtuari’ dhe do filloj të veproj në favorin tuaj. Sidoqoftë do t’ju duhet të prisni deri të premten. Pjesa e parë e javës do të ketë tensione në zyrë. Konfliktet mund të lindin dhe me partnerin tuaj: përfitoni nga Hëna e bukur në lidhje për tërë fundjavën për të organizuar diçka romantike dhe pasioni do të kthehet.

Peshorja: Mbyllet një derë

E dashur Peshore këtë javë për fat të keq Mërkuri do t’ju kthejë shpinën.Duke filluar nga e premtja disa keqkuptime mund të lindin me njërëzit që ju rrethojnë veçanërisht me shefat dhe kolegët. Ndërsa përsa i përket anës sentimentale Venusi i favorshëm ju bën të ndjeheni më të dashuruar se kurrë. Ndërsa e mërkura në veçanti do të jetë e mbushur me emocione të bukura.

Akrepi: Mërkuri kujdeset për ju

I dashur Akrep më në fund këtë javë planeti Mërkur do të jetë në anën tuaj. Në vendin e punës do të arrij një telefonatë e rendësishme ose do të mbyllni një marrëveshje që e keni për zemër. Marsi ju bën më të fortë dhe më të vendosur se kurrë, mjerë ato që guxojnë të jenë kundër jush këtë javë.Ju pret një fundjavë plot ndjenja, me një Hënë të bukur që promovon emocione.

Shigjetari: Çfarë stresi

I dashur Shigjetar keni patur një periudhë mjaft stresues por për fat të mirë një lajm i mirë mbërrin për ju ditën e premte. Planeti i Mërkurit nuk do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe në javët e ardhshme mund të ndodhë një rikuperim i mirë përsa i përket planit profesional. Ndërsa përsa i përket ndjenjave në fundjavë rrezikoni të jeni të jeni të tensionuar.

Bricjapi: Mërkuri në kundërshtim

I dashur Bricjap nëse keni lënë çështje të punës në pritje, duhet të përpiqeni t’i zgjidhni ato deri të premten, kur planeti Mërkuri do të vijë në kundërshtim me shenjën tuaj. Javët e ardhshme mund të jenë të vështira për të mbyllur marrëveshje … Megjithëse mos harroni, që gjithmonë e keni Jupiterin të gatshëm t’ju mbrojë dhe madje nëse humbni një betejë, lufta përfundimisht do të jetë e juaja! Të hënën dhe të martën do të ndiheni nervoz.

Ujori: Hëna përballë…

I dashur Ujor qielli vazhdon t’ju favorizoj, ju keni Saturnin dhe Venusin dhe deri të premten Mërkurin nga ana juaj. Priten shumë mundësi të reja dhe takime interensante për vajzat që nuk janë në një lidhje. Kini kujdes të mërkurën dhe të enjten, kur planeti i Hënës është në kundërshtim ne shenjën tuaj mund të ndikojë në disponimin tuaj.

Peshqit: Energji e re

Të dashur Peshq lajme të shkëlqyera vijën për shenjën tuaj këtë javë.Më në fund planeti Mërkur do të ndalojë të qenit i pafovorshëm për t’ju dhënë energji të re dhe pozitive saqë do të dini se si ti shfrytëzoni për të realizuar projektet tuaja. Ndërsa Venera vazhdon të jetë i pa favorshëm duke vendosur një frenë në marrëdhënien tuaj … Jini të kujdesshëm në fundjavë./lexo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme