Daçiq: Kosova dhe Serbia janë larg rinisjes së dialogut

20:39 | 24 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi janë larg rinisjes së dialogut.

Ai për portalin serb “Blic” kishte theksuar se fajtor për këtë situatë është Prishtina.

“Serbia është e gatshme për rinisjen e dialogut, dhe dihet se cili është kushti ynë, të hiqen taksat dhe reciprociteti i vënë nga Prishtina”.

“Ata i kanë hequr taksat, por kanë vënë reciprocitet, gjë që është më e rëndë sesa taksat. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet duhet ta përmbajnë Republikën e Kosovës, që nuk ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjes”.

“Se për çfarë hapi është fjala e dëshmon edhe fakti që Grenelli kërkon heqjen e reciprocitetit. Mendoj se jemi larg vazhdimit të dialogut, e lëre më zgjidhjes. Shkaku është para se gjithash Prishtina”, ka thënë Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme