Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski për TV Telma vërtetoi se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të fillojnë me punë efektive katër qendrat hetimore në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Një pjesë e hetimeve janë ndërmarrë nga MPB dhe Policia Financiare, ndërsa pjesa tjetër me shumë gjasa do të përmbushet nga hetuesit nga PSP që kanë përvojë.
Joveski thotë se punohet në hetimet e ndërmarra nga PSP, po për shkak të pandemisë ka pengesa në disa veprime hetimore.
Prokuroria parashtroi qindra urdhërpagesa të dënimeve të qytetarëve të cilët nuk respektuan masat dhe rekomandimet për luftën kundër Covid-19, por pjesa e tyre ende nuk kanë marrë vendim të plotfuqishëm. Joveski thotë se është ende është herë të dihet se sa para do të përfundojnë në buxhet.
Ai tha se pas 3 muajve ende vazhdon hetimi për ish-drejtoren e Klinikës së Dermatologjisë dhe se lënda për mosrespektim të masave në liturgjinë në Strugë është aktive.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen