Roma është në negociata me Arsenalin për të zgjatur huazimin e Henrikh Mkhitaryan dhe të shtojnë një detyrim për ta blerë atë në qershor 2021.
31-vjeçari tashmë është në huazim me një kosto prej 3 milionë eurove këtë sezon, pa një mundësi për ta bërë transferimin e përhershëm.
Sipas gazetës Il Tempo, Giallorossi kanë parashtruar propozimin e shtimit të një sezoni tjetër në huazim, me premtimin për të paguar tarifën e transferimit në 2021, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, pasi kontrata e Mkhitaryan me Gunners skadon në qershor 2021 gjithsesi, ai së pari duhet të zgjasë marrëveshjen me Arsenalin dhe më pas të nënshkruajë me Romën.
Ka qenë një edicion shumë pozitive për armenin, pavarësisht shqetësimeve për dëmtimin, pasi ai kontriboi me gjashtë gola dhe katër asistime në 20 ndeshje për Romën
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...