Albin Kurti kishte dhënë premtime të mëdha kur dilte nëpër intervista dhe fliste për kohën kur do të bëhej Shef i Qeverisë. Njëra prej premtimeve që s’e ka mbajtur është numri i Këshilltarëve. Aktualisht i ka 18 ndërsa premtonte se do t’i ketë afër vetes vetëm 5 njerëz që do ta këshillojnë.
Albin Kurti e ka populluar kabinetin e tij me 23 persona. 18 prej tyre e Këshillojnë Kryeministrin e shkarkuar. Aty shërbejnë edhe tri zyrtare, asistenti personal dhe asistenti i protokollit.
Mirëpo, çka premtonte Kurti kur ishte vetëm kandidat për Kryeministër?
“Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një paaftësi fundamentale të Kryeministrit”, deklaronte Kurti në fushatë elektorale.
Ndërkohë, sot, Zëdhënësi i Qeverisë së shkarkuar, Përparim Kryeziu, ka thënë se Albin Kurti ka 18 këshilltarë, prej të cilëve katër janë të jashtëm.
“Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit”, ka shkruar Kryeziu.
“Përveç këshilltarëve, kabineti i Kryeministrit po ashtu përbëhet nga asistenti personal, zyrtarja e lartë ekzekutive, zyrtarja e lartë administrative, fotografi dhe asistenti i protokollit të Kryeministrit”, ka shtur ai.
Këta janë anëtarët e Kabinetit të Kryeministrit të shkarkuar me votat e 2/3 të deputetëve të Parlamentit.
Agon Hamza, Arianit Beqiri, Arta Berisha, Aziz Bici, Cvetko Veljkovic, Dorotea Deshishku, Driton Tali, Durim Berisha, Elvis Hoxha, Erzen Vraniqi, Fëllanza Podrimja, Furtuna Sheremeti, Ismail Hakki Ustaibo, Jeton Zulfaj, Luan Dalipi, Milot Cakaj, Nora Kelmendi, Patrik Domi, Përparim Kryeziu, Shenaj Shala, Tienmu Ma, Valë Gjonbalaj-Azemi, Xhevdet Neziraj./GazetaExpress/
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...