Google ADS

“Afrimi me Kurtin mashtrim optik për opinionin”

16:09 | 24 Maj 2020
Arbresh Info

Përafrimet e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani me  liderin  Vetëvendosjes, Albin Kurti më shumë janë mashtrim optik për opinion sesa që ka përafrime.

Të paktën kështu mendon analisti politik, Fatmir Sheholli.

Në një përgjigje për arbresh.info, Sheholli thotë se Vjosa Osmani është brumosur me koncept djathtist, kurse Kurti është në substancë majtiste ku si rezultate konceptualisht dhe ideologjikisht nuk ka përputhje.

“Vjosa Osmani si duket ka qasje anti Thaçi sepse këtë e ka dëshmuar edhe kur nuk e patë votuar liderin e LDK Isa Mustafa për kryeministër. Thotë një proverbë popullor ” për inati të resë më dektë djali”. Veprimi i Vjosa Osmanit atëherë por edhe tani është në veçanti kundërshtim i presidentit Thaçi e jo ndonjë përafrim substancial me Kurtin. Në dukje kjo ndoshta duket përafrim por më shumë është mashtrim optik për opinion se që zonja Osmani ka lidhshmëri politike me Kurtin. Vjosa Osmani është brymosur me koncept djathtist kurse Kurti është në substancë majtist. Konceptualisht dhe ideologjikisht nuk ka përputhje”.

Se në të vërtetë nuk ka pika ku Osmani ka ngjashmëri me Kurtin e thotë edhe Blerim Burjani.

Vetëm se sipas Burjanit, i vetmi penalizim i Vjoses nga LDK-ja në këtë raste po del të jetë figura e Hashim Thaçit.

“Vjosa duhet te mendoj çart politikisht, ajo nëse dëshiron te ketë dhe te vazhdoj karrierën e saj politike duhet te behet e arsyeshëm dhe te respektoj vendimet e LDK, këto mendime ndaras madje pa ndonjë arsye kundër LDK nuk  kane kuptim ose janë vete ne dem te saj, pra duhet te këtë  ne konsideratë, ne LDK ajo e ka elektoratin e saj, jashtë LDK nuk ka asgjë, ajo le te provon te bej parti e pastaj e shohim çfarë ka? Me VV s’ka kurrgjë te përbashkët, pra nuk ka çka thuhet por nëse do le të shkojë është e drejteë e saj”.

Kujtojmë, se ishte nënkryetarja Osmani ndikuesja më e madhe brenda LDK-së për arritjen e një koalicioni më Lëvizjen Vetëvendosjes ndonëse të dy partitë i takojnë krahut të ndryshme.

E rrugët me partinë e saj të parë duket se kanë filluar të bllokohen pas ndarjes se LDK-së e VV-së.

Që nga dita e votimit për të rrezuar qeverisjen Kurti, Osmani tashmë si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka filluar të bëjë deklarata të ashpra e të kundërta nga partia e saj.

Ndonëse nuk ka një pikë të thënë publikisht që e përafron me Kurtin e ndan me LDK-në, Osmani po vazhdon të qëndrojë e palëkundur karshi deklaratave të saja edhe kur është në pyetje formimi i një qeverie të re me partner të tjerë e që në krye do ta ketë kolegun e saj Avdullah Hoti./V.Selimi/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme