Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka uruar gjithë besimtarët mysliman për këtë festë të madhe, duke shtuar se kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për ata që muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluan në agjërim dhe adhurime.
Ai ka uruar që Zoti të ua pranojë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjithë besimtarëve.
Urimi i plotë:
Të gjithë shqiptarëve të besimit islam, gëzuar festa e Bajramit!
Kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për ata që muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluan në agjërim dhe adhurime. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira!
Me këtë rast, po postoj edhe këtë foto të bërë vjet tek xhamia e Mlikës në Dragash, e cila është ndërtuar në 1289 dhe konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan. Ky monument, është dëshmi se tradita islame e popullit tonë, është shumë e hershme dhe e pasur.
Për ketë vit, festa e Bajramit nuk është e zakonshme. Lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami. Shpreh mirënjohjen për kujdesin që keni treguar në respektimin e masave parandaluese.
Këto masa nuk e zhbëjnë aspak vlerën e kësaj feste dhe gëzimin që ajo sjell në familjet tona. Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut edhe gjatë kremtimit të festës së Bajramit sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus dhe të kthemi shpejt në normalitet.
Zoti ju bekoftë juve e familjet tuaja në këtë ditë feste!
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...