Tifozët e Interit në Kosovë u kanë ardhur në ndihmë mbi dhjetë familjeve në nevojë në disa qytete të vendit, me sende ushqimore për festën e Fitër Bajramit, duke e shfaqur edhe një herë anën e tyre të bamirësisë.
Anëtarë të Inter Klub Kosova, klubit të vetëm zyrtar për tifozët e Interit në vend, u kanë ndihmuar 11 familjeve nevojtare kosovare me artikuj ushqimorë dhe higjienikë të shtunën, duke u siguruar që ato ta festojnë sa më mirë dhe sa më gëzueshëm festën më të madhe të besimit islam.
Inter Klub Kosova grumbulloi të holla për këtë vepër bamirësie përmes një iniciative të nisur në faqen e vet zyrtare në Facebook, e cila ndiqet nga rreth 40 mijë interistë.
Me mjetet e grumbulluara, interistët i kanë ndihmuar 11 familje nga Prishtina, Ferizaj, Gjilani dhe Prizreni.
“Në një periudhë të shkurtër kohore arritëm të mbledhim një shumë parash ku gëzuam 4 familje në Prishtinë, 3 familje në Ferizaj, 3 familje në Gjilan dhe 1 familje në Prizren në prag të festes së Fitër Bajramit”, shkruhet në njoftimin e Inter Klub Kosova.
“Falënderojmë të gjithë interistët që kontribuuan në këtë iniciativë dhe sado pak arritëm t’i gëzojmë disa familje me gjëra ushqimore dhe higjienike”.
Kjo nuk është hera e parë që ky klub tifozësh dhurojnë për familjet nevojtare, pasi anëtarët e saj janë marrë me bamirësi edhe në shumë raste të tjera në vitet e fundit.
Përfshirë për të prekurit nga fatkeqësia e tërmetit shkatërrues në Shqipëri në fund të vitit të kaluar. /Gazeta Express/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’