Zëvendëskryeministri Erion Braçe duke përkujtuar sot 28 vjetorin e vrasjes së gjykatësit të njohur italian Giovanni Falcone, u shpreh se, “Reforma në Drejtësi është angazhimi më i madh i Partisë Socialiste në 30 vite”.
Në një reagim, zv/kryeministri Braçe thekson se, “Reforma në Drejtësi, frymëzimi i vetëm për t’u marrë ende me politikë”.
“Kam zgjedhur të them disa fjalë sot, në ditën kur mafia vrau barbarisht një gjykatës simbol të luftës kundër saj, një frymëzim Giovani Falcone dhe, në javën që më kujton hyrjen në politikë përmes barbarisë me të drejtën jetike për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, në fund maj 1996-26 maj; për Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është angazhimi më i madh i Partisë Socialiste në 30 vite! E nisëm vetëm, falë kurajos se burrave e grave të votuar për të sanksionuar realisht drejtësinë e barabartë si palcën e një shoqërie ku pabarazia e padrejtësia, kanë krijuar statuse të turpshme duke ndarë qytetarët në të hetueshëm, gjykueshëm, dënueshëm dhe në të pahetueshëm, pagjykueshëm, padënueshëm-një pakicë politikanësh, qeveritarësh, biznesmenësh, kriminelësh, prokurorësh e gjykatësish, bërë bashkë në një sistem sa tallës, po aq të dhunshëm e kriminal”, tha ai.
Braçe shprehet se “kërkuam partnerë kombëtarë në politikë, duke besuar se çdo njeri prej tyre kish kuptuar se zullumi ishte trashur aq shume sa s’kishte. Bëmë përpjekje shpesh edhe qesharake për t’u nxjerrë frikën-atyre e jo vetëm, duke besuar se drejtësia e barabartë, e pastër e profesionale për të gjithë, është shumë më mirë se ajo e kontrolluara që nuk të heton, as gjykon, si shenjë e pushtetit tënd të fortë por që të mban varur e kurrë të qetë për një krim të kryer e te pa hetuar, gjykuar, dënuar. Nuk i patëm kurrë partnerë, nuk i kemi as sot! Përkundrazi, luftëtarë dje e luftëtarë sot kundër Reformës në Drejtësi! Lumturisht gjetëm partnerë SHBA e BE, ata asistuan, mbështetën, mbikëqyrën në çdo kohë reformën e plotë e po e bëjnë edhe tani gjatë zbatimit te saj! Në qershor 2017 në jemi votuar për reformën në drejtësi, atë që kishim bërë deri atëherë dhe atë që do vijonim të bënim për drejtësinë e barabartë! Nën mandat prej atyre votave, unë nuk e harroj kurrë këtë!”.
“Reforma në Drejtësi ka disa shtylla bazë; pastrimin e sistemit te drejtësisë nga prokurorë e gjyqtarë të varur e të korruptuar, ngritjen e institucioneve të qeverisjes së drejtësisë, jo nga politika- presidenti, qeveria, kuvendi/deputetët/mazhoranca, emërimin e prokuroreve nga institucionet e drejtësisë, jo nga politika-presidenti, qeveria,kuvendi, deputetët, mazhoranca, hetimin penal të çdo prokurori e gjykatësi të gjetur në shkelje të ligjit për pasurinë e jo vetëm”, tha Braçe.
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura