Berati i mbushur me mbeturina

20:43 | 23 Maj 2020
Arbresh.info

Sa hyn në territorin e Qarkut të Beratit, që në kilometrin e parë syri të sheh pirgje të mëdha inertesh. Këtu ndodhemi pranë kthesës së fshatit Gajde. Në këtë pjesë të rrugës gjenden pirgje inertesh të përzierë me mbetje plastike, të cilat çdo ditë sa vinë edhe shtohen.

E njëjta situatë edhe pak kilometra më tej, në njësinë administrative Poshnjë..

Më e rënduar paraqitet gjendja ne bajpasin e Urës Vajgurore. Në ketë vend pushimi ku shpesh here ndalojnë autobusët me turistë apo udhëtarë të ndryshëm, ka edhe grumbuj gomash të vjetra

Vazhdojmë vëzhgimin tonë drejt Beratit, në kryqëzimin e Lapardhasë, ku një sipërfaqe e madhe toke bujqësore është e mbushur me inerte të firmave të gurores. Pirgjet e inerteve këtu ka kohë që nuk i heq askush dhe duket se kanë mbetur prej vitesh në pritje të një projekti biznesi që s’u realizua kurrë.

Edhe pse të gjitha këto pika që në vëzhguam janë pranë rrugës nacionale, askush deri tani nuk ka ndërhyrë për të ndaluar hedhjen e inerteve dhe mbeturinave, duke bërë që këto sipërfaqe nga viti ne vit të shtohen dhe te ndotin më shumë ambjentin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme