TalkTalk, njëra nga kompanitë më të mëdha me bazë në Britani të Madhe që ofron shërbime telefonike dhe internet tek më shumë se 4 milionë konsumatorë, është hakuar sërish.
TalkTalk është duke informuar 4 milionë konsumatorët e saj që janë viktimë e një sulmi kibernetik dhe është e mundshme që të dhënat sensitive duke përfshirë edhe detajet bankare janë vjedhur, shkruan arbresh.info. Në muajin shkurt, TalkTalk pësoi një hakim madhështor ku të dhënat e konsumatorëve ishin vjedhur si dhe ishin keqpërdorur më pas për të siguruar informata shtesë në mënyrë që të vjedhin sasi të konsiderueshme parash.
Bazuar në kompaninë, thuajse 4 milionë konsumatorë mund të jenë prekur nga ky sulm i të dhënave. Megjithatë, TalkTalk nuk ka specifikuar pikërisht çfarë të dhëna janë vjedhur nga serverët, por ata kanë thënë që sistemet që kanë ofruar qasje tek hakerët përmbajnë informata si detajet e kredit kartelave apo detajet bankare, emrat e plotë, adresat postare, datëlindjet, e-mail adresat, dhe numrat e telefonave.
Në një deklaratë, TalkTalk ka thënë që njësia kundër krimeve kibernetike ka nisur një hulumtim rreth këtij sulmi duke shtuar se edhe ueb faqja e tyre është jashtë funksioni pasi kompania ka vërejtur disa aktivitete të jashtëzakonshme, transmeton arbresh.info.
‘BBC’ ka raportuar që ueb faqja TalkTalk ishte shënjestër e një sulmi DDoS duke i shkaktuar serverëve probleme, por sulmet e tilla nuk janë në gjendje t’i lejojnë hakerëve të fitojnë qasje në të dhënat e brendshme.
Ndërkohë, konsumatorët janë rekomanduar të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre dhe të vëzhgojnë llogaritë bankare për muajt e ardhshëm./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...