Corriere della Sera, në një analizë të saj jep arsyet se pse në disa prej vendeve më të varfra në Europë, ku përmendet edhe Shqipëria pandemia pati një impakt më të lehtë.
Shqipëria renditet e dyta ne kontinent për numrin me te ulet te viktimave për 1 milionë banore, si dhe e para për masat shtrënguese gjate pandemisë.
Pas tre muajsh emergjence si pasojë e pandemisë së Covid 19, të dhënat e grumbulluara lejojnë krijimin e një historiku, ose të paktën të pjesë së parë të tij.
Nga këto të dhëna del se në Evropë kanë fituar vendet që zakonisht konsiderohen më të dobët.
Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia, kanë shënuar në raport me popullsinë, shumë pak dhe në disa raste një të dhjetën e viktimave në krahasim me vende të pasura të Europës si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.
Kanë shënuar shumë më pak raste me Kovid 19, duke ia dalë të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta thyejnë më përpara, transmeton abcnews.al.
Fat? Ndoshta është dhe kjo. Ndoshta më pak persona mbartës të virusit janë transferuar në atë rajon qendër lindor të Evropës në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit.
Por disa tregues të pranishëm në të dhënat bëjnë të mendosh se ka dhe dicka tjetër: këto vende u treguan më modestë, sepse ishin më të vetëdijshëm të brishtësisë së sistemeve të tyre shëndetësore. Për këtë arsye nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të aplikojnë më parë dhe më me ashpërsi, regjimin për mbylljen totale. E dinin se nuk mund t’i lejonin vetes të ndërmerrnin rreziqe
Një fotografi e situatës së 15 marsit të kaluar lejon të kuptohet se si rruga e dy pjesëve të Evropës – më e pasura në perëndim – më pak e pasura në Lindje – ndryshon dhe më shumë gjatë kësaj situate pandemie. Atë ditë Italia numëronte 1809 viktima nga koronavirus dhe 24 mijë raste infektimi. Spanja kishte 294 viktima dhe 7988 raste, por pjesa tjetër e Evropës mund të mendonte se ishte jashtë rrezikut. Franca, në atë kohë vendi i tretë më i prekur, kishte 127 viktima dhe 5423 të infektuar të regjistruar. Shumë, në pjesë tjetër të Evropës perëndimore dyshonin në mënyrë të heshtur se epidemia në jug të Evropës ishte rezultat i keq organizimit të vendeve të përfshira.
Universiteti i Oksford projektoi një njësi matëse nga 1 deri në 100 për sa i përket mbylljes graduale deri tek ajo totale e vendeve gjatë pandemisë. Në mes të muajit mars, grupi i vendeve modeste kishte nisur të lëviztepër të frenuar përhapjen e virusit:
Vendi ynë renditet i pari në këtë shkallë për sa i përket mbylljes
Shqipëria 84
Sllovakia 71
Rumania 67
Polonia 60
Hungaria 59
Greqia 57
Ndërsa vendet më të pasura dukeshin më të shkujdesur:
Gjermania 37
Franca 50
Belgjika 53
Britania e Madhe 11
Zvicra 46
Suedia 10
Një kufizim i lëvizjes dhe mbyllja e kufijve do të realizoheshin të gjithë Evropën perëndimore vetëm në muajin mars, dhjetë ditë më pas, kur tashmë ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem i Italisë apo i Spanjës. Ishin dhjetë dite fatale, që mund t’i kenë kushtuar jetën dhjetëra mijëra njerëzve.
Dy muaj e gjysmë më vonë janë të qarta shenjat se nënvlerësimi i vendeve më të forta të Evropës ka shkaktuar një kosto shumë të lartë. Dhe se modestia e vendeve të varfra të Evropës dha rezultatet e saj. I ka bërë më largpamës dhe më pak të brishtë. Sipas të dhënave të Uorld meter,
Shqipëria shënon 11 viktima për 1 milion banorë
Britania e Madhe 536 viktima për 1 milion banorë
Greqia 16 viktima për 1 milion banorë
Belgjika 795 viktima për 1 milion banorë
Sllovakia 5 viktima për 1 milion banorë
Franca 432 viktima për 1 milion banorë
Zvicra 220 viktima për 1 milion banorë
Rumania 60 viktima për 1 milion banorë
Gjermania 99 viktima për 1 milion banorë
Polonia 60 viktima për 1 milion banorë
Një pandemi dramatike sigurisht që nuk është konteksti i përshtatshëm për parabola të përgjithshme mbi vlerat e modestisë dhe të kujdesit por dhe të rreziqeve kur ka më shumë besim sec duhet tek ata që drejtojnë vendin. Por vetëdijesimi i brishtësisë përkatëse duket se i kanë bërë vendeve si Shqipëria dhe Greqia, një nder të madh.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës