Google ADS

Paqarada paraqitet 90 minuta në barazimin e Sandhausen

15:45 | 23 Maj 2020
Arditë Shkodra

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada është paraqitur për 90 minuta në barazimin që Sandhausen regjistroi në shtëpi kundër Regensburg.

Ndeshjq ezhvilluar në ‘Hardtwaldstadion’, e vlefshme për xhiron e 27-të të Bundesliga 2, ka përfunduar 0-0.

Për Sandhuasen në bankinë në këtë ndeshje ka qëndruar mesfushori Besar Halimi.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Hannover ka mposhtur 2:4 Onsabruck në udhëtim, dhe për Florent Muslijan trajneri nuk rezervoi asnjë minutë./lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme