Garanci, në botën e gastronomisë, ka pak.
Baret dhe restorantet ishin ndër më të goditurat prej krizës së koronavirusit, por duket se idetë dhe dëshira për të ecur përpara edhe pa madhëshi, nuk mungojnë.
Rene Rexhepi, pronari i “Nomas” ne Kopenhagen, i shpallur përpara disa vitesh restoranti më i mirë në botë, nuk e ka pasur problem të imagjinojë një të ardhme tjetër për biznesin e tij, qoftë edhe të përkohshme. Ai do t’i hapë dyert e lokalit të vet, por në një formë ndryshe: klientëve nuk do t’u shërbehet më ushqimi i rafinuar që e bëri të famshëm, por thjesht hamburger!
Rexhepi do ta rinisë pikërisht nga aty.
“Për momentin, në sajë të lehtësimit të masave për të frenuar urgjencën shëndetësore në Danimarkë, ne mezi po presim të kontaktojmë me komunitetin tonë dhe ta festojmë verën në mënyrën më të mirë (dhe më të sigurt) të mundshme”, shpjegon kuzhinieri i famshëm.
Në menu ka vetëm dy lloje hamburgerësh: cheesburgeri klasik me mish mishi dhe një opsion vegjetarian. Të dy të shoqëruar me patate e perime bio, dhe sipas preferencës me birrë ose verë.
“Për ta hapur Nomën ashtu sic ne e njohim, do të na duhet pak më tepër kohë. Duhet ca që makineria të vihet në lëvizje”, u shpreh Rene, duke treguar se ndërkohë, përse jo, mund edhe të nxirren fitime me shitjen e hamburgerëve të thjeshtë./tch
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin