Brazili ka kapërcyer Rusinë sa i takon numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Kjo ndodhi pasi në vend u regjistruan 20,803 infeksione të reja brenda një dite, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia.
Më i prekur deri tani është São Paulo, ku jetojnë 46 milionë njerëz dhe i cili ka regjistruar 76.871 raste dhe 5.773 vdekje, të cilat përfaqësojnë gati 30% të të gjitha vdekjeve në vend.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 672,770 raste të reja infeksioni dhe më shumë se 37 mijë viktima në të 34 shtetet e Amerikës Latine.
Peruja ka regjistruar 111,698 të infektuar dhe 3,244 viktima, Kili (61,857 dhe 630) Meksika (59.567 dhe 6,510), Ekuadori (35.828 dhe 3.056), Kolumbia (18.330 dhe 652), Republika Dominikane (13.989 dhe 456), Panama (10.116 dhe 291), Argjentinë (10.649 dhe 433) dhe Bolivi (5.187 dhe 215)
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...