Google ADS

Pandemia e rrit punën e Gjykatës Speciale| Koci: Në korrik del rezultati i aktakuzës së parë

arianit koci
09:01 | 23 Maj 2020
Arbresh.info

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka punuar edhe gjatë kohës së pandemisë Covid-19, bile edhe ka rritur intensitetin e punës së saj.

Të paktën këtë e vërteton edhe deponimi i aktakuzës së parë para disa ditësh.

Avokati Arianit Koci në një intervistë për Arbresh.info, ka treguar se në fund të muajit shkurt të këtij viti ka ardhur edhe aktakuza e parë nga kjo zyra e Prokurorit.

“Gjatë kohës së pandemisë unë e kamë përshtypjen se zyra e prokurorit të Specializuar e ka shtuar intensitetin e punës dhe aktivitetin e saj për faktin se tani para disa ditësh kanë deponuar një aktakuzë, brenda 6 muajsh prej kësaj aktakuzës së fundit e presim epilogun për shkaka se gjyqtari i procedurës paraprake ka të drejt të konfirmoj ose ta hedh poshtë aktakuzën sidoqoftë është fakt se në fund të shkurtit është deponuar aktakuza e parë dhe diku rreth korrikut duhet të del rezultati nëse është pranuar apo është hedhur poshtë ajo aktakuzë”.

E, përderisa edhe në kohë pandemie kjo gjykatë ka bërë aktakuzën e parë, Koci nuk hedh poshtë mundësinë e ngritjes së aktakuzave të tjera në këtë periudhë.

“Unë nuk kamë informacione për ndonjë intervistim pasi është pandemia, por kam informacione se po punohet intenzivisht në analizohet e të gjitha atyre intervistave dhe provave të tjera për finalizimin e aktakuzave potenciale. Edhe në kohën e pandemisë ka pas një aktakuzë është e mundshme të ketë deponime të aktakuzave por unë nuk kamë një informacion të saktë në këtë drejtim”, tha ai.

Koci tutje ka treguar se në këtë periudhë emrat e mundshëm të atyre që do t’u ngritët aktakuzë mbahen në konfidencialitet.

“Në bazë të ligjit të rregullores se procedurës dhe provave kjo është fazë ku mbahet në konfidencialitet të plotë emri edhe po ta dija unë nuk kam të drejtë ta them sidoqoftë në momentin kur eventualisht ndonjë aktakuzë konfirmohet atëherë informohet i akuzuari dhe avokati i tij”.

Ani pse një Gjykatë e tillë ngriti shumë zëra në Kosovë madje u kërkua edhe shfuqizimi i saj, Koci shpjegon se në këtë moment një ide për shfuqizim nuk është e mundur.

“Unë besoj se është e pamundshme të bëhet shfuqizimi një dhe e dyta do të jetë shumë e dëmshme në këtë fazë. Është dashur më kohë të mendojmë dhe mos ta votojmë apo ta votojmë me kushte. Unë kam qenë përkrahës i mendimit që së bashku me krimet e pretenduara të UÇK-së, të hetohen edhe krimet e serbëve që janë kryer në Kosovë pra mos të jetë Gjykatë apo Prokurori që do të hetojë vetëm njërën palë. Në atë kohë ne kemi mujt me nxjerr e kemi votuar dhe tash është vonë për çdo lloj ndryshimi. Ne tashmë kemi marr obligime ndërkombëtare dhe mos zbatimi i atyre obligimeve neve na bënë të jemi jo serioz”, përfundoi ai./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme