Estonia është bërë vendi i parë në Europë që ka filluar testimin e një pasaporte të shëndetit, e cila ka për qëllim që të sigurojë kthimin e sigurtë të punonjësve në vendet e punës pas epidemisë së Covid-19.
Një pasaportë dixhitale e imunitetit mbledh të dhëna të provës dhe lejon njerëzit të tregojnë statusin e imunitetit ndaj një pale të tretë, siç është një punëdhënës, përmes një kodi të përkohshëm pas verifikimit dixhital, transmeton portal arbresh.info
“Pasaporta dixhitale e imunitetit synon të zvogëlojë frikën dhe të stimulojë shoqëritë në mbarë botën të vazhdojnë me jetën e tyre në mes të një pandemie”, tha Tavet Hinrikus, themeluesi i “Transferëays”, një fillim teknologjik me famë botërore që mori pjesë në projekt.
Ndër kompanitë e para që u bashkuan me projektin ishin Radison Hotels. Drejtori i hotelit “Radison Blue Sky” në Talin, Kaido Ojaperv, thotë se kompania po përpiqet të gjejë çdo zgjidhje, në mënyrë që punonjësit të kthehen në punë dhe të ftuarit të vijnë në hotel.
Në Estoni, 64 njerëz vdiqën nga koronavirusi, dhe 1.791 u infektuan.
Këtë muaj, shteti Baltik filloi heqjen e masave kufizuese, dhe javën e kaluar hapi kufijtë e saj me Lituaninë dhe Letoninë./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç