Pandemia Covid-19 ka shkaktuar shumë probleme jo vetëm në shoqërinë tonë, por në gjithë botën.
Karantinimi ka pasur pasoja të ndryshme psikologjike tek njerëzit, duke u ndjerë kështu depresiv, pesimist, dekurajues, të stresuar e shumëçka tjetër.
E këto ndjesi kanë ndikuar duke i shtyrë ata drejt fundit, çka nënkupton marrjen e vetë jetës së tyre (vetëvrasjeve).
Në Kosovë shqetësues ka qenë fakti i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve gjatë kohës së pandemisë e arbresh.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës duke kërkuar kështu statistikat për vitin 2019 dhe 2020.
Në mars të vitit 2019 ishin kryer 6 vetëvrasje dhe janë regjistruar 34 raste tentativë kurse në mars të vitit 2020 janë kryer 4 raste dhe janë regjistruar 21 raste të tentativës.
Viti Të kryera Tentativë
01.03.2019-31.03.2019 6 34
01.03.2020-31.03.2020 4 21
Fenomen mbarë botëror është edhe dhuna në familje, gjë që haset kudo dhe kurdo, në të gjitha shtresat dhe nivelet e njerëzimit, mirëpo përsëri vlen të ceket fakti që ka pasur rritje të numrit gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
Policia e Kosovës për arbresh.info ka siguruar statistikat për katër mujorin e fundit për rastet e evidentuara të dhunës në familje.
E që këta katër muajt e fundit numri i dhunës në familje është mbi 100, e vetëm muajin që lamë pas (prill) janë evidentuar 167 raste, kurse numri total për këta muaj është 648.
Në këtë katër mujor të këtij viti, janë evidentuar rastet si në vijim:
Janar – 161 raste
Shkurt – 151 raste
Mars – 169 raste
Prill – 167 raste
E hiç më larg se para disa ditësh, saktësisht me 16 maj Policia e Kosovës u bë arsyeja pse një djalosh i ri nuk arriti t’i shkojë deri në fund vetë-flijimit.
Policia e Kosovës përderisa ishte në patrullën rutinore në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit, pikërisht në urën e autostradës në fshatin Bardhosh, kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura.
Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca kanë arritur që në kohë të parandalojnë këtë ngjarje tragjike.
Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët se nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër, t’i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...