Larja e duarve me ujë dhe sapun është këshilla më e mirë që japin ekspertët për të hequr papastërtitë dhe mikrobet, sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, transmeton Class.
Por veç larjes së duarve, njerëzit janë këshilluar që të mbajnë me vete edhe xhel antibakterial, i cili, sipas ekspertëve, nuk duhet përdorur brenda në makinë. Ata thonë se pastrimin e duarve me antibakterial mund ta bëni në çdo mjedis, por jo brenda makinës.
Dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.
Brenda kabinës së automjetit temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë. Në këtë mënyrë, produkti humbet funksionalitetin dhe nuk është në gjendje të eliminojë bakteret. Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimit.
Një tjetër arsye që renditet nga ekspertët ka të bëjë me faktin që antibakterialët përbëjnë rrezik dhe mund të dëmtojnë automjetin nëse rrjedhin. Inxhinierët e automjeteve “Ford” kanë bërë kërkime në këtë aspekt dhe kanë dalë në përfundimin se antibakterialët me përbërje të lartë alkooli mund të dëmtojnë sipërfaqet e brendshme të makinës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...