Gjilani bëhet klubi i parë kosovar që kryen testimet për COVID-19, të gjithë dalin negativ

22:09 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Klubi i Gjilanit ka njofton opinionin se i ka përfunduar me suksese testet për COVID-19, ku të gjithë kanë rezultuar negativ.

Gjilani është njëri nga klubet që ka kërkuar me ngulm të rikthehet Superliga.

“Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtes në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative”.

“Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20”.

“Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme