Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dënuar planet e Kinës për të vendosur një ligj të ri të sigurisë në Hong Kong, duke e quajtur “kambanë vdekjeje” për liritë e qytetit.
Kina është duke kërkuar të miratojë ligjin që do të ndalonte “tradhtinë, ndarjen dhe rebelimin dhe përmbysjen” në Hong Kong, transmeton portali arbresh.info.
Kritikët thonë se ligji do të zhveshë Hong Kongun nga të drejtat që gëzon aktualisht, të cilat nuk shihen në territorin e Kinës.
Pompeo tha se vendimi për të anashkaluar ligjvënësit e Hong Kong-ut injoron “vullnetin e njerëzve”.
“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë me forcë Pekinit të rishqyrtojë propozimin e saj katastrofik, t’i përmbahet detyrimeve të tyre ndërkombëtare dhe të respektojnë shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut, institucionet demokratike dhe liritë civile”, tha në një deklaratë Pompeo.
Ndërhyrja e Pompeo ka të ngjarë të xhindosë qeverinë kineze, marrëdhëniet e së cilës me SHBA-të janë tensionuar së fundmi nga mosmarrëveshjet mbi tregtinë dhe pandemia e koronavirusit./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...