Vicenzo Spadafora ka konfirmuar se komiteti shkencor i qeverisë ka miratuar stërvitjet e skuadrave nga dita e hënë dhe është optimist për rifillimin e Serie A
Qeveria e Spadaforas, FIGC dhe Serie A më në fund duket se janë në marrëveshje për të rifilluar futbollin pas modifikimeve të protokollit shëndetësor.
“Ne i kemi ndihmuar bashkëpunëtorët dhe punëtorët e sportit”, tha ministri për Rai Radio, përcjell lajmi.net.
“Të gjithë janë paguar për muajin mars dhe ata do të marrin pagat e tyre për prill dhe maj automatikisht”.
“Unë i kuptoj që djemtë duan të luajnë përsëri pas dy muaj e gjysmë, gjatë së cilës kohë kanë treguar një sens të përgjegjësisë, por duhen masa paraprake”.
“Disa minuta më parë, ne zyrtarisht publikuam protokollin që lejon që ekipet të rifillojnë stërvitjet”.
“Drita e gjelbër ka ardhur edhe nga komiteti shkencor”.
Politikani tutje shtoi se fati i sezonit 2019/2020 do të vendoset më 28 maj, dhe ai është optimist se futbolli mund të rifillojë.
Në Serie A kanë mbetur edhe 12 xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit, me Juventusin që kryeson me një pikë më shumë se Lazio.
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...
Barcelona nuk është e sigurt nëse Jonathan David do të kisht...