Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot mbajti takim me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, Kryeshefen Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Drejtorin e Departamentit të Hetimeve, Riza Shillova dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj.
Takimi me këta akterë relevantë ishte i natyrës konsultative, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura së fundmi në lidhje me numrin e madh të rasteve të dhunës në familje dhe përdhunimeve të shtuara.
Me ardhjen e pandemisë, është vënë në dukje një rritje e konsiderueshme e këtyre rasteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është shqetësuese për të gjithë ne si shoqëri, andaj sot diskutuam për nevojën e menaxhimit sa më të mirë të kësaj situate.
Qeveria është e përkushtuar që të punojë në ngritjen e përgjegjësisë institucionale në lidhje me adresimin e rasteve të tilla./arbresh.info
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...