Sot dhjetë vjet më parë, Inter kompletoi sezonin më të suksesshëm në histori të klubit, duke fituar tripletën, me Ligën e Kampionëve si trofeun e fundit të fituar atë vit.
Por, para arritjes në finale, Interi që drejtohej nga Jose Mourinho, kishte të bënte me Barcelonën e Pep Guardiolas.
Barcelona e asaj kohe, cilësohej si skuadra më e mirë në botë, por që nuk ia doli të ndalte Interin drejt triumfit historik.
Ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në ‘Camp Nou’ ishte vërtetë emocionuese.
Pep Guardiola, në një moment të ndeshjes fton te bankina e tij Zlatan Ibrahimovicin, që para një sezoni vishte fanellën e Interit, dhe Jose Mourinho vendosi t’i afrohej dyshes për t’iu thënë diçka.
Dhjetë vjet pas, Mourinho ka treguar se çfarë i tha Guardiolas dhe Ibrahimovicit, atë natë në ‘Camp Nou’.
“Unë isha afër vendit ku po rrokullisej Busquets, dhe Motta pa mertë morti karton të kuq dhe unë vëzhgova atë skenë. Nga këndi i syrit tim, vura re se bankina e Barcelonës po festonte përjashtimin e lojtarit tonë si një kalim në finale”, deklaron Mourinho, përcjell lajmi.net.
“Unë shkova drejt tyre për t’iu thënë diçka, por pash që Guardiola e kishte ftuar Ibrahimovicin për një konsultim. Unë u afrova te Pep dhe thjesht i pëshpërita: “Mos festo sepse ende nuk ka mbaruar”.
Dhe Mourinho pati të drejtë, në fund festoi Interi, duke shkuar në finale dhe duke fituar titullin që mungonte prej 45 vitesh.
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...