Google ADS

Malisheva tani ka vetëm dy raste aktive me COVID-19

17:25 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, vizituan sot komunën e Malishevës ku u priten nga Kryetari i Komunës Ragip Begaj me anëtarë të shtabit operativ komunal.

Zëvendësministri Sadiku e njoftoj kryetarin për angazhimin e MSh-së në përballimin e pandemisë me COVID-19, ku Kosova ka arritur me sukses të menaxhoj ketë pandemi me çka vërtetohet se masat e ndërmarra për përballimin e saj.

Në takim u bisedua edhe për situatën epidemiologjike me ethe hemorragjike.

Kryetari i Komunës Begaj i njoftoj zëvendësministrat Sadiku e Begaj se situata sa i përket Covid-19 është nën kontroll dhe se Malisheva tani ka vetëm dy raste aktive me COVID-19.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike lidhur me Ethet hemorragjike krime Kongo deri tani ka pasur rreth 300 persona të thumbuar nga rriqrat, por nuk ka pasur raste të konfirmuara me Ethe Hemorragjike Krime Kongo. Për rastet e thumbimit qytetarët kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Zëvendësministri Sadiku e njoftoj kryetarin e komunës, Begaj se IKShPK dhe Klinika Infektive janë të përgatitura që në rast nevoje të pranojnë pacientë me EHCC.

Qytetarëve të komunës së Malishevës ndërkaq, iu bë thirrje që të vazhdojnë t’i respektojnë masat për parandalimin e infeksionit COVID-19, të cilat i ka propozuar MSh dhe institucionet e tjera shëndetësore./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme