Google ADS

12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

11:54 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të infektuara me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë këtyre orëve anë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme