Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 95.016, prej të cilëve 1.422 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 22.967, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.595.081.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 371 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 14,2 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 364.249 raste të konfirmuara dhe 28.758 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 317.554 raste, Brazili me 294.152 dhe Spanja me 279.524 raste.
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...