Kombet e Bashkuara kërkuan nga Bashkimi Evropian, që të arrijë një marrëveshje, për të marrë 160 migrantë të cilët janë bllokuar në Detin Mesdhe, tash e dy javë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) u bën thirrje Maltës dhe shteteve tjera evropiane, të shpejtojnë përpjekjet për të shpëtuar rreth 160 refugjatë dhe migrantë, të cilët janë në dy anije tregtare jashtë ujërave territoriale të Maltës.
Malta dhe Italia kanë mbyllur zyrtarisht portet e tyre për migrantët, gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.
Vendimi është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut.
Agjencitë thanë përmes një deklarate se migrantët, një numër i madh i të cilëve kanë ikur nga Libia e shkatërruar nga konflikti, duhet të lejohen të zbarkojnë në Maltë, dhe se vendet e tjera të BE-së duhet të tregojnë solidaritet, duke pranuar disa prej tyre.
Deklarata vuri në dukje se 160 migrantët kanë qëndruar në anije për dy javë, “kohëzgjatje standarde që zbatohet për karantinën e COVID-19”.
“Është e papranueshme të lihen njerëzit në det më gjatë se sa duhet, veçanërisht në kushte të vështira dhe të papërshtatshme”, thotë deklarata.
Malta, e cila po përballet me një valë të mbërritjes së migrantëve, ka kërcënuar se do të bllokojë fondet për misionin detar të BE-së që ka për synim zbatimin e një embargoje armësh në Libi, nëse partnerët e saj evropianë nuk pranojnë disa prej migrantëve./rel
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...