Google ADS

Alina Boz rrëfen se si e tallnin në shkollë

21:12 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Aktorja Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj.

Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi shokët dhe shoqet e tallnin. 21-vjeçarja ishte më e gjatë se miqtë e saj dhe për këtë shkak në shkollë bënin shaka me të.

“Si është moti atje lart Alina”, i thonin ata aktores. “Ata talleshin me mua”, u shpreh Alina e cila është 1.74 centimetra e gjatë.

“Për shkak të talljeve nga shokët e ndjeja veten shumë të gjatë. Mendoja se do zgjatesha deri në 1.80 centimetra, por nuk ndodhi”-tha Alina.

Aktorja Alina Boz njihet për rolin e “Azrës” në serialin “Mos ma lësho dorën”. Të dyja këto seriale janë transmetuar edhe në Shqipëri e Kosovë në televizione të ndryshme dhe kanë patur shumë sukses.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme