Ditën e djeshme janë konfirmuar tetë raste të reja me Covid-19 në Komunën e Prizrenit.
Lidhur me këtë në një intervistë për arbresh.info ka folur kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Ai thotë se në total në rajonin e Prizrenit janë 101 të prekur, ku 32 raste janë aktive.
Ndër të tjera Haskuka tregoi edhe për mbylljen e një fabrike në këtë qytet, pasi që njëri nga rastet e mbrëmshme pozitive ishte punëtor.
“Lidhur me koronavirusin dje kemi pasur tetë raste të reja të një familjeje, kanë kontakte tjera. Në total kanë qenë 101, nga ta një pjesë janë shëruar, dy kanë ndërruar jetë, kurse aktive janë 32 raste”, tha Haskuka.
Personat e fundit pozitivë kishin shumë kontakte me njerëz
Kreu i Prizrenit për arbresh.info bëri të ditur se personat e fundit të prekur me koronavirus nga kjo komunë kishin shumë kontakte me njerëz të tjerë.
“Problemi qëndron tek personat e fundit që kanë pasur kontakte me shumë persona, ku jemi duke i gjurmuar bashkë me IKSHPK”, u shpreh kryetari.
“Nga tetë anëtarë të familjes njëri ka punuar në këtë fabrikë. Së bashku me Inspektoratin dhe vetë pronari i fabrikës ka qenë i pajtimit që të mbyllet fabrika derisa të bëhen testimet”, deklaroi Haskuka.
Tutje Haskuka foli edhe për vërshimet në komunën që ai drejton.
“Janë disa lumenj që vijnë nga Komuna e Suharekës e Rahovecit. Ka pasur përmbytje ku më së shumti kanë pësuar kulturat bujqësore. Në fshatin Piranë kanë pasur faktikisht shumë dëme, ku sidomos katet e para kanë qenë tërësisht të përmbytura”, tha ai./A.Begolli/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...