Gjykata Kushtetuese e ka denoncuar presionin që po ia bën Thaçi e Kurti.
Presidenti dje ka pasur takim me Quintin. U raportua se u ka kërkuar ambasadorëve të japin një deklaratë, ashtu që do të ishte vërejtje për kryeministrin Kurti. Ambasada amerikane nuk do që të jap asnjë deklaratë rreth Gjykatës Kushtetuese, ajo britanike dhe Zyra e BE’së u kërkojnë liderëve që ta lënë Gjykatën në pavarësinë e vet.
Gjykata Kushtetuese, që po trajton çështjen e dekretit për mandatarin për kryeministër, mbrëmjen e së martës, si kurrë më parë, u kërkoi direkt Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që të mos bëjnë presion dhe të mos tentojnë të ndërhyjnë në punën e saj përmes deklaratave publike.
Të dy krerët vazhduan me agjendat e tyre. Kurti atë mbrëmje po thoshte se presidenti po i bën presion Gjykatës, ndërsa Thaçi të nesërmen pas një takimi me ambasadorët e Quintit tha se respektimi i institucioneve, veçmas i Gjykatës Kushtetuese është jetik.
Zyra e BE’së thotë për Gazetën Express se Gjykata Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk mund të jetë target i presionit politik dhe duhet të lejohet që të punojë në pavarësinë e saj.
“Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që merret me çështje kushtetuese dhe nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë subjekt i presionit nga asnjë person apo institucion. Sigurimi i profesionalizmit dhe pavarësisë të saj nga ndikimi politik është themeli i sundimit të ligjit. Kjo është pikërisht arsyeja pse gjykatësit e saj zgjedhën në Kuvend nga një shumicë kaq e madhe”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE’së.
Një medium raportoi se në takimin me Quintin, Thaçi në fakt u ka kërkuar ambasadave që të dalin me një deklaratë të përbashkët ku do të kërkonin që të pranohet paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese.
Gazeta Express të premten ka pyetur ambasadën e SHBA’së, të Britanisë së Madhe, të Gjermanisë dhe misionin e BE’së në Kosovë nëse ka pasur një kërkesë të tillë nga Thaçi ndaj tyre gjatë takimit dhe se si e shohin presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese nga politika, kur ajo pritet të dalë me një vendim që do të zhbllokonte situatën politike në vend.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se nuk është gatshme që tash të deklarohet për çështjet në fjalë.
Ambasada britanike në Kosovë ka fjalët e njëjta siç është deklaruar në fillim majit ambasadori Nicholas Abbott. Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet nga të gjithë akterët politikë.
“Në pamje të lëvizjeve të fundit politike, unë besoj se është më e rëndësishme se kurrë që Kushtetuta dhe proceset që ajo i mbulon, të respektohet nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin edhe ronin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të veprojë e pavarur dhe pa frikë e favor, në legjitimimin e veprimeve politike të të gjitha institucioneve shtetërore kosovare”, ka thënë Abbott në fillim të këtij muaji.
Kushtetuesja pritet që brenda tetë ditëve të ardhme të dalë me një aktgjykim mbi dekretin e Thaçit për mandatimin
“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në reagimin e Gjykatës.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për ta formuar Qeverinë, pasi ka konsideruar se LVV-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për propozim të emrit të ri për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit më 25 mars.
Pas publikimit të dekretit të presidentit për mandatim të Hotit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykata Kushtetuese këtë vendim të Thaçit, duke e konsideruar se ka anashkaluar partinë e Kurtit, si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit dhe pritet që deri më 29 maj të dalë me aktgjykim rreth kësaj çështjeje.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë