Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Altin Ndocin, një ndër autorët e dyshuar të ekzekutimit të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.
Pavarësisht ankimimit në gjykatën e Apelit Durrës të akuzave që ishin ngritur ndaj tij, me sa duket provat janë të forta që e përfshijnë atë në këtë ngjarje.
Ndoci akuzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars.
Në pranga për këtë ngjarje ka rënë edhe Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje.
Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit.
Ndryshe nga ky i fundit, Alla nuk e ka ankimuar vendimin e Shklallës së parë duke pranuar për rrjedhojë akuzat dshe përfshirjen në dy ngjarjet e bujshme. /abcnews.al
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion