Një tjetër lejlek po aq i mrekullueshëm gjendet në Shqipëri. Ai njihet me emrin Lejleku i zi (??????? ?????) dhe sikurse shumë shpendë të tjerë folezues, vjen në Shqipëri gjatë stinës së pranverës.
Lajmin e ka dhënë Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë (AOS) e cila ka theksuar se këto specie janë të pakta edhe për shkak të sjelljes së tij diskrete.
Lejleku i zi, në ndryshim nga Lejleku, është një shpend vetmitar që e shmang kontaktin me njeriun. Ai preferon pyje të vjetër, të pashqetësuar e me pemë të larta, ku dhe ndërton folenë. Ndërkohë, për t’u ushqyer preferon habitate me ujëra të cekëta si këneta, moçale etj, ku gjuan peshq, amfibë, reptilë të vegjël, insekte, kërminj etj.
Pikërisht kjo mënyrë jetese, larg vëmendjes së njeriut, ka bërë që vrojtimi i kësaj specie të jetë një ngjarje e rrallë. Megjithatë Lejleku i zi është vrojtuar kryesisht pranë luginave lumore dhe rrjedhave të tjera ujore sikurse në Luginën e Vjosës, Luginën e Drinos, Bunë, Drini i Zi, Përroin e Kardhiqit, Përroin e Bënçës etj. Po kështu, ndër vendet e përhapjes së tij njihen dhe zona si Divjaka, Akërnia, Rezervuari i Thanës, Bulo, Drini i zi etj.
Jo më larg se disa ditë më parë, ekspertët e AOS panë 3 individë të Lejlekut të zi në zonën e Gjirokastrës, ku dhe në vitet e kaluara ka patur disa vrojtime të këtij shpendi. Këto vrojtime dhe të tjera në Kutë, Corush, Qesarat, etj lënë të kuptosh se vendi më i rëndësishëm i përhapjes së tij në Shqipëri mbetet rrjedha e mesme e Vjosës dhe Lugina e Drinos. Për fat të mirë, këta lumenj ende të lirë nga digat e hidrocentraleve, me xhepat ujorë të krijuar gjatë verës ofrojnë një habitat shumë të përshtatshëm për këtë specie.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...